Grekët po dëshmojnë një frymë të lartë solidariteti me Shqipërinë.

Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Prej fqinjit tone nisen pothuajse çdo ditë ekipe specialistësh.

Televizioni grek Skai, organizon të martën një fushatë të madhe për grumbullim ndihmash.

Nën moton “Të gjithë bashkë mundemi për Shqipërinë”, televizioni Skai njofton se në gjithë Athinën do të jenë hapur tetë pika grumbullimi që do të funksionojnë gjatë gjithë ditës.

Fushata të tilla po organizohen këto ditë në të gjithë Greqinë.

Kryeministri Mitsotakis në kongresin e partisë së vet, Demokracia e Re, tha se :Mbështetja e Shqipërisë në këto momente të vështira i shërben Greqisë edhe për të dëshmuar aftësinë e menaxhimit të situatave emergjente.