Në ‘’Maratonën e Tiranës’’ tërhoqi vëmendjen e mediave dhe shumë njerëzve pjesëmarrja e një vajze të vogël, e cila arriti ta përfundonte garën nga fillimi deri në fund.

Emrin e vogëlushes e zbuloi gazetarja Suela Ruseti, e cila është nëna e vajzës. Ajo quhet Mei dhe guximi i saj i bën tepër krenar prindërit.

Mesazhi i Suela Rusetit:

Nuk doja t’i bëja ‘share’, se doja të ishte simbol i vajzave, pavarësisht si e ka emrin. Por, komentet ishin kaq mbështetëse. Mei, je jo vetëm dashuria ime dhe e babit që vrapon kaq shumë me ty, por dhe, ti je MODELI im! Të dua shumë, shumë fare jeta ime! Maratona 10 km!