Në prag të ndeshjes së kampionatit me Waaford-in, në shtëpinë e Everton-it ka folur edhe Moise Kean, i transferuar te “Toffees” në këtë sesion të merkatos nga Juventus.

Italiani ka zbuluar se: “Para se të largohesha nga Torino, kam folur me shokët e skuadrës tek Juventus, edhe me Cristiano Ronaldo-n. Më ka thënë se duhej të ndiqja ëndrrat e mira dhe të punoja shumë”.

“Kam qenë gjithmonë i për gjegjshëm. Kam luajtur gjithmonë kundër lojtarëve më të mëdhenj se unë dhe kjo më ka bërë më të fortë”, ka shtuar sulmuesi i Everton.