Dje u publikua nje lajm ku shihej anëtari i VV’-së, Xhelal Sveçla duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Pas lajmit ka reaguar edhe VV. Vetëvendosje ka thënë se ky nuk është takim i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

Por, pas këtij reagimi nga VV, e cila dukej e kompleksuar, ka reaguar edhe aktivisti e analisti Agon Maliqi, i cili thekson se s’ka asgje te keqe te flasesh me armikun, por VV i la bere “gropen vetes” me moralizimet dhe mënyrën se si i ka trajtuar rastet e tilla kur ka qenë në opozitë.

Ja reagimi i plote i Maliqit:

Nuk ka asgjë të keqe prej takimeve spontane me Gjuriqin nëpër konferenca. Edhe me armiqtë flitet – bile pikërisht me ata duhet të flitet. Problemi i VV-së është se ia ka bërë gropën vetes me moralizimet dhe mënyrën se si i ka trajtuar rastet e tilla kur ka qenë në opozitë. Tash thjesht mos u indinjoni me reagimet, sepse po e korrni atë që e keni mbjellë.