Sergio Ramos ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit.

Sipas kanalit televiziv “La Sexta”, kapiteni i “Los Blancos” zhvilloi një takim me presidentin Florentino Perez të cilit i ka kërkuar që të lejojë largimin para përfundimit të kontratës

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze.

Kapiteni spanjoll i ka thënë Perezit “më jep lejën e largimit me parametra zero”, por në krahun tjetër numri një i klubit madrilen ka refuzuar kërkesën.

“Ju nuk mund të largoheni, Madridi nuk mund të japë kapitenin e tyre”, ishte përgjigja e Perezit.

Kujtojmë që Ramos prej 14 vitesh është pjesë e Real Madridit me të cilën ka fituar 20 trofe, përfshirë tre tituj në La Liga dhe katër Champions League.