Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Kamëz aty ku shpërndau kartat e anëtarësisë, dha mesazhe politike për mbylljen e basteve, por nuk kurseu batutat edhe në këtë takim.

Në fjalën e tij, Rama iu bëri thirrje të rinjve që të shpërndajnë sa më shumë postimet e PS në rrjetet sociale, dhe këtë Rama vendosi t’jua kërkojë të rinjve me humor.

Batutat e plota

Edi Rama: Vajzë, patjetër. Sa më shumë gra dhe vajza të kemi, aq më në rregull jemi. Brunilda, ti je? Mu duke si ajo, po ajo qenke.

Brunilda: Faleminderit për kartën. Do japim kontributin tonë për PS.

Edi Rama: Nxirrini pak telefonat. Nxirrini telefonat dhe bëjini share asaj që tha Brunilda. Kështu ke ardhur në PS ti? Të kursesh internetin? Bëjini share, ç’më shikon mua? Ti mos më bëj mu fotografi por bëje share. Dëgjon apo jo, ai është aktivitet politik. Ça bën mo? Kursen internetin? Jepi mo, jepi share.

Një nga të rinjtë: S’kam internet

Edi Rama: Ku e ke mo telefonin, ti mo ti? Shihe shihe, ka marrë pantallonat e mia, kur isha më i ri. Hape çik faqen ta shohim ça nxjerr.

Ti s’ke internet? Ti i ke pantallonat ëireless…

Ora 18:10/ ‘Incidenti’ në live e Ramës, socialistja më e re, harron kartën…

Një nga të rejat që mori pjesë në takimin e Ramës në Kamëz, ka harruar kartën pasi mbajti fjalën. Në përfundim, Rama e përcolli me batutë duke tejkaluar momentin e sikletshëm për socialisten më të re që harroi kartën.

Edi Rama: Po kartën e do? ëëë, ca mendove? Mendove se e more?

E reja: Mendova se e mora

Edi Rama: Tani që u bëre anëtar mund të ndikosh më shumë në PS, se ke qenë vullnetar.

Një nga të rinjtë: Ju falenderoj për mundësitë dhe vëmendjen për qytetarët e Kamzës. Ne s’e kemi vëmendjen e bashkisë përkatëse, uroj dhe shpresoj që ka më shumë socialistë sesa kartat që po shpërndahen sot.

18:20/ ‘Nxirre këmishën jashtë se më shkatërrove’, Rama me të rinjtë: Ça ke Eralda? Ke emocione

Kryeministri Rama ka vijuar me humor gjatë shpërndarjes së kartave për të rinjtë e Kamzës. Rama ka diskutuar me të rinjtë për emocionet e tyre, madje njërit prej tyre i ka kërkuar që të nxjerrë edhe këmishën nga pantallonat.

Edi Rama: Eralda ça ke? Ke emocione?

Eralda: Jam shumë krenare që e mora kartën nga ju zoti Edi Rama.

Edi Rama: Atë zotin mbaje për vete, thuaj vetëm Edi Rama.

Edi Rama-njërit prej të rinjve që do të merrte kartën: Ore ti, nxirre more këmishën jashtë se më shkatërrove, dil këtej.