Presidenti amerikan, Donald Trump do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, konfirmoi sot administrata amerikane.

Takimi ballë për ballë midis Trump dhe Lavrov bëhet disa orë pas takimit në Paris midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të rihapur procesin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ky takim bëhet nën kujdesin e Francës dhe Gjermanisë.

Me shumë gjasa, pas takimit Trump dhe Lavrov do të zhvillojnë një konferencë shtypi.