Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka konfirmuar në krye të detyrës trajnerin, Ardjan Mema.

Tekniku kryeqytetas konfirmoi për BalkanWeb se do të vijoj të jetë trajneri i Tiranës, lajm ky i konfirmuar zyrtarisht dhe nga drejtuesit e klubit bardheblu.

Detajet e kontratës, ana financiare dhe emri i madh që përfaqëson Mema kanë bërë që palët t’i japin më shumë kohë njëri tjetrit me shpresën që situata do të përmirësohet kjo situatë

1 pikë në 3 ndeshje i dhanë një tronditje të fortë projektit fitues të Tiranës, një ecuri negative e cila i ka kushtuar shumë klubit dhe vendosi ndjeshëm në pikëpyetje të ardhmen e Ardian Memës.

Pas humbjes në derbi kundër Partizanit, ku në mënyrë indirekte bëri përgjegjës trajnerin dhe stafin, një humbje e cila u pasua me një tjetër rezultat zhgënjyes, barazimi 2-2 kundër Flamurtarit.