Vetoja e presidentit Francez Emmanuel Macron kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE do t’u hapë derën e ndikimeve të jashtme në Ballkanin Perëndimor, deklaroi Stelios Kouloglou, eurodeputeti grek i partisë SYRIZA, sipas euroactive.com.

“Kur Macron vendosi të ushtrojë veton e tij, ai nuk e mori në konsideratë stabilitetin politik të Ballkanit Perëndimor, rëndësinë e ndikimit të jashtëm dhe as popujt e këtyre vendeve.

Ai thjesht luajti lojën e tij me Gjermaninë’’, deklaroi Kouloglou gjatë një interviste me një televizion maqedonas.

“Unë e kuptoj zhgënjimin, por ju duhet të prisni, sepse besoj se pozicioni i BE-së do të ndryshojë’’, theksoi