Real Madrid ka bërë zyrtare largimin e Takefusa Kubo, i cili është larguar në huazim tek skuadra e Mallorca, aty ku do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2020.

Huazim i thjeshtë, pa të drejtë blerje. Një mënyrë për t’i dhënë më shumë mundësi 18-vjeçarit që të luajë më shumë në La Liga dhe të fitojë eksperiencën e duhur, para se të jetë gati për ekipin e parë të Realit.

Japonezi mbërriti paraditen e sotme në ishullin e Palma de Majorka, aty ku do shpenzojë një vit. Përveç futbollit dhe profesionit të tij, Kubo do të ketë shansin të jetojë në një ndër ishujt me plazhet më të bukura të Spanjës.