Identifikohen gjenet themelore të pagjumësisë që rregullojnë stresin dhe emocionet si dhe në sajë të tyre fillon të zbulohet edhe mekanizmi biologjik përgjegjës për këtë çrregullim, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Genetics”.

Studimi i parë është kryer nga spitali amerikan në Massachusetts General (MGH) dhe Universitetin britanik të Exeter, ku janë identifikuar 57 gjene që lidhen me simptomat e pagjumësisë, pas analizës së të dhënave nga 450 000 persona, të ruajtura në ‘’Biobank’’, në Londër, së bashku me ato të 15 000 norvegjezëve si dhe të 2 200 amerikanëve.

“Gjenet që zbuluam tani mund të jenë synimi për trajtime të reja”, komenton Jacqueline Lane e MGH.

“Ne e kemi zbuluar se ka një korrelacion midis pagjumësisë dhe çrregullime kronike dhe tani ne kemi dëshmi se rreziku i depresionit dhe sëmundjeve të zemrës rritet për shkak të këtij çrregullimi’’, shton Samuel Jones i Exeter.

‘’Rezultatet nënvizojnë se pagjumësia është një problem që nuk duhet nënvlerësuar sepse ajo ndan bazën gjenetike të çrregullimeve psikiatrike dhe sëmundjeve metabolike’’, thekson studiuesi Vladimir Vaçiç.