Sipas një studimi të kryer në Angli nga një shoqëri sondazhi, 50% e grave që janë në një lidhje, mbajnë gati një ‘burrë rezervë’ në rast se lidhja nuk shkon ashtu siç duhet. E madje, thuhet se gratë e martuara kanë më shumë mundësi për të patur një “Plan B”!

Ky studim, i cili përfshinte një mijë gra, nxjerr në pah se për pjesën më të madhe të grave, ky ‘pronotim’ është një mik i vjetër, i cili ka treguar gjithnjë interes.

Pjesa tjetër tregonin se këtë burrë ‘rezervë’ e kishin nga marrëdhëniet e shkuara ose nga burrat e njohur rishtas gajtë kontaktit të përditshëm, si në punë ose në shkollë.

Ndërkohë, 10% e grave rrëfejnë se Plani B ishte betuar për dashuri të përjetshme dhe 20% konfirmojnë se janë të sigurta se po t’u telefononin ‘rezervave’ do linin gjithçka për të vajtur tek ato, por më e çuditshmja është se një në katër gra pranon që ‘rezerva’ e saj e ka takuar të shoqin të paktën një herë dhe një në pesë gra pranon se ‘burri rezervë’ është pikërisht miku i partnerit aktual.