Ka qenë ky përfundimi i arritur nga një studim i realizuar në Shqipëri nga hulumtuesit e shëndetit publik të Universtitetit të Hawai’i.

Studimi tregon se si një vend i vogël po bën progres drejt parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, para se pacientët të sëmuren, duke qenë në sinkron me objektivat globalë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas autorëve të studimit të programit kombëtar “Si Je” i zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë që në vitin 2015, gjetjet e tyre përmbajnë mësime për vendet e tjera përfshirë edhe Hawai’i.

Ky program inkurajon të rriturit në moshë të mesme për të shkuar çdo vit pranë qendrave shëndetësore për të kryer kontrollin bazë mjekësor falas.

Hulumtuesit analizuan bazën e të dhënave të krijuar nga programi “Si Je” dhe zhvilluan 15 intervista me drejtues të qendrave shëndetësore.Rezultatet treguan se rreth 270,000 njerëz përfituan nga kontroll bazë mjekësor falas gjatë vitit të parë të programit, që është më shumë se një e katërta e numrit të njerëzve që kishin të drejtë.

Sipas studimit Programi “Si Je” përforcoi me sukses lidhjet ndërmjet komuniteteve dhe qendrave shëndetësore për të ndërtuar një kulturë të parandalimit në Shqipëri që do të reduktojë pabarazitë shëndetësore duke vendosur pacientin në qendër të shërbimeve të sistemit shëndetësor. dhe kishte shkallë pjesëmarrjeje më të lartë se ato të pritura në komunitetet rurale.

Ky studim u publikua online në 30 Nëntor 2019 në revistën shkencore “Prevention Science” (lexo këtu)

/Lexo.al