Për botën viti 2017 ka qenë viti më depresiv i dhjetëvjeçarit të fundit. Sipas statistikave globale rezulton se në këtë vit janë shënuar më shumë emocione negative se çdo vit tjetër, duke tejkaluar edhe vitin 2006 që mbante vendin e parë të podiumit deri më sot.

Në bazë të sondazheve, në 2017 ka pasur përkeqësime me 1- 2% në nivel tishtimi, dhimbjesh fizike, stresi dhe ankthi. Ndërsa i vetmi parametër që ka qëndruar i pandryshuar është ai i zemërimit, që ishte dhe është 20%.

Duke kombinuar të gjitha këto të dhëna, është arritur në nivelin e indexit negative emocional, i cili ka rezultuar të jetë më i larti i regjistruar deri më sot.

Sondazhi është kryer mbi 145 vende të planetit, dhe në krye të listës së vendeve më të palumtura rezultojnë Republikat e Afrikës Qendrore.