Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thërret konsultimin e parë publik për reformën që pritet të riorganizojë kujdesin shëndetësor parësor. “Riorganizim sistemit shëndetësor sipas ndryshimeve demografike”. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua konsultimi i parë publik me grupet e interesit, organizatat dhe shoqatat e pacientëve për Strategjinë e parë të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

“Kemi një element të ri, një risi që do të jetë në strategjinë e parë të kujdesit shëndetësor parsor që do të lançohet së shpejti, që përfshin integrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor me atë social. E para herë që mendohet dhe realizohet një integrim i shërbimeve brenda strukturës së qendrën shëndetësore, si një qendër komunitare, socio-shëndetësore”, – tha Manastirliu. Ndryshime e pritshme konsistojnë në një qasje gjithëpërfshirëse. Me këtë reformë, do të kemi qendra që ofrojnë shërbime socio-shëndetësore të integruara: Që do të thotë, jo vetëm shërbime shëndetësore por edhe shërbime rehabilitimi, shërbime për personat me aftësi të kufizuar, fizioterapi, shërbime për shëndetin mendor, me ngritjen e ekipeve të përbashkëta, mjekë, infermierë, punonjës socialë, fizioterapeut, psikologë, etj – që do të krijojnë “skuadrën e re” të ofruesve të shërbimit në kujdesin shëndetësor parësor.

Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është shprehur se ky është fillimi i një procesi që do të sjellë një vizion të ri në kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri, me pacientin në qendër. “Struktura e re me Operatorin Qendror të Kujdesit Shëndetësor dhe 4 operatorët rajonalë në territor është një strukturë e cila për herë të parë bashkon dhe rikonfiguron sistemin shëndetësor, duke integruar parësorin me spitalorin në të dy nivelet dhe duke realizuar mundësinë që qasja e sistemit shëndetësor të jetë mbi baza territoriale. Ky riorganizim do të shtrihet edhe në strukturat e ofrimit të shërbimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me Strategjinë e Kujdesit Shëndetësor Parësor do të bëhet edhe një rishpërndarje e burimeve njerëzore (mjekë dhe infermierë) dhe finanaciare në territor për rritjen e eficcencës dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor. “Do të kemi një rishpërndarje të burimeve njerëzore pasi ndryshimet demografike na drejtojnë drejt ndryshimeve strukturore. Mënyra se si do e organizojmë është pikërisht struktura që kjo strategji do të propozojë. Aty ku numri i banorëve ka rënë për shkak të ndryshimeve demografike do të rishikohet mënyra e dhënies së shërbimit, sikundër aty ku ka shtim të numrit të banorëve do të riorganizhet shërbimi edhe me qendra të reja”, tha Manastirliu. Në takimin e parë konsultativ për strategjinë e kujdesit shëndetësor parësor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se zëri i pacientëve tashmë do të institucionalizohet dhe përfshihet edhe në vendimmarrje.

“Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që miratohet së shpejti, krijohet për herë të parë Këshilli Kombëtar i Pacientëve, si organ këshillimor pranë Ministrit të Shendetësisë, i cili, së bashku me Këshillin Kombëtar të Shëndetësisë, do të jetë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, në ndryshimet ligjore dhe në përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore”, tha Manastirliu.