Një prej segmenteve më problematikë ku drejtuesit e automjeteve tejkalojnë shpejtësinë është aksi rrugor Sauk-Teg. Policia e Shtetit vijon të të kontrollojë me radar edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes këtë aks për të parandaluar aksidentet dhe për të marrë masa ndaj shoferëve që udhëtojnë me shpejtësinë tej normave të lejuara.

Sipas njoftimit të policisë në vetëm 180 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste te shpejtësisë tej normave te lejuara qe varionin nga 140 km/h deri ne 173 km/h. Ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve janë marrë masa duke hequr patentën.

“Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve. Gjithmonë kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë”, apelon policia.