Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha sot Forcat Speciale Shqiptare treguan aftësi dhe rikonfirmuan besimin e aleatëve në stërvitjen “Joint Combined Exchange Training”, me grupin e X të Navy Seal nga SHBA

Ministraja Xhaçka vlerëson Forcat Speciale Shqiptare duke u shprehur se më të mirët stërviten me më të mirët!

“Forcat Speciale Shqiptare, treguan aftësi mbresëlënëse gjatë stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me grupin e X të Navy Seal nga SHBA. Forcat Speciale rikonfirmojnë besimin që gëzojnë në sytë e aleatëve edhe në operacionet delikate siç janë ato kundër sulmeve terroriste”, shprehet ministrja.