Politikat e marketingut janë shumë të rëndësishme në ditët që jetojmë. Reklama është një ndër sfidat e kompanive për të thithur sa më shumë klientë. Një ndër kompanitë që sponsorizon ekipin tonë kombëtar ka bërë një fushatë skandaloze dhe kundër kuqezinjëve.

Në një kohë që ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për tifozë dhe situata është alarmante, pasi biletat e shitura janë shumë pak, kompania në fjalë i fton njerëzit ta shohin në lokal ndeshjen.

Fushata e marketingut mban sloganin: “Kombëtarja mes miqsh”. Asgjë e keqe deri këtu, por më pas shpjegohet: “Shijo ndeshjen Shqipëri-Islandë në barin që ti do”. Mjafton t’i nënshtrohesh një testi dhe kompania në fjalë paguan faturën. E turpshme! (Telesport.al)