“Tirana, si model dhe pararojë në betejën për fuqizimin e grave dhe vajzave në politikë”, tha sot koordinatorja e Partisë Socialiste për Tiranën,  Elisa Spiropali.

Spiropali ka vënë theksin te roli i përfaqësimit të barabartë në gjithë strukturat e drejtuese.

“Një takim me Asamblenë e Forumit të Gruas të Tiranës, ku mes zonjave të shkëlqyera artiste, deputete, akademike, diskutuam për rolin e mëtejshëm të PS në nxitjen e përfaqësimit të barabartë në gjithë strukturat e drejtuese”, shprehet ajo.

Spiropali shprehet se “duke filluar nga rrjeti i nënkryetareve gra të bashkive, e deri tek nisma  “Edhe Një”, kemi treguar që mundësitë e barabarta janë në ADN e familjes sonë politike”.