Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, i uron suksese Këshillit të Qarkut Tiranë, në këtë mandat të ri.

“Bashkë me Taulantin, Ervinin dhe deputet e PS për Qarkun e Tiranës ndoqëm takimin hapës ku u zgjodh dhe Kryetari i ri i Këshillit. Me rënien e mureve donkishoteske me 30 qershor, tashmë më shumë zhvillim dhe bashkëpunim midis Bashkive të Qarkut, për t’u bërë ballë sfidave të reja bashkë”, shprehet ajo.

Po ashtu ministrja Spiropali uron kryetarin e ri të Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipit.

“Urime Aldrin Dalipit për rikonfirmimin si Kryetar i Këshillit, të bindur që me përgjegjshmëri dhe energji do vazhdojë të bëjë punën më të mirë për banorët e Tiranës, Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës”, shprehet ajo.