Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pyet se dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Spiropali deklaron se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”