Spali i Etrit Berishës, u mund 2-0 nga Kaljari dhe doli pa pikë nga Sardenja.

Por, nëse kishte një lojtar, që ishte i pafajshëm për këtë humbje, ka qenë pikërisht Berisha.

Gardiani i Kombëtares u vlerësua me notën 6.5 nga “Tuttomercato”, që shkruan për të: “Dy gola të pësuar, por mund të ishin më shumë. I detyruar të bëjë më shumë, por në dy golat e Naingolan dhe Farago, nuk mund të bënte asgjë”.

Kujtojmë që Berisha këtë sezon, është një nga lojtarët më stabël të Spalit, i cili e ka ndihmuar ekipin jo pak me pritjet e tij.