DASHI

Sot do bini dakord për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do filloni disa projekte te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do lodhen shume dhe do e gjejnë personin me te cilin do kalojnë një jete te bukur e te qete. Ne planin financiar gjendja ka për te qene disi delikate, por me pak me tepër maturi dhe me disa masa te marra çdo gjë do rregullohet.

DEMI

Tension, mosmarrëveshje, probleme. Jeta juaj ne çift nuk do ece aspak mire sot. Do keni kundërshti për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do thoni edhe fjale shume te gabuara. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek takimet sepse do jene shume te angazhuar me pune. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do jeni shume here me te qete.

BINJAKET

Do keni edhe zënka te forta me partnerin tuaj sot, por edhe momente pasionante e te jashtëzakonshme. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe jeta do ju marre drejtimin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Ne planin financiar do e keni te vështirë te ulni shpenzimet, por fale ndihmës se miqve do arrini ta mbani gjendjen te qëndrueshme.

GAFORRJA

Jeta juaj ne çift do jete mjaftueshëm e ndriçuar sot. Gjate gjithë kohës do ndiheni si mbi re dhe nuk do ju besohet se gjithçka qe po përjetoni është reale. Beqaret duhet te dalin sa me shume , te njohin persona te rinj dhe pse jo edhe te joshin. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxhetin do dini gjithë kohës si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mire.

LUANI

Çiftet qe kane pasur me pare debate apo kane kaluar një krize te ashpër, sot do ndihen me te qete. Do i kuptojnë edhe gabimet e bëra dhe do mundohen te gjejnë mënyrën e duhur për te sqaruar çdo gjë. Beqaret duhet te joshin me kujdes dhe nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sido qe te vijnë punët. Ne planin financiar do bëni çdo gjë qe te keni ne dore qe ta përmirësoni situatën dhe do ja dilni mbanë.

VIRGJERESHAr

Do keni goxha vështirësi sot ju te dashuruarit dhe ne shume momente do mbylleni ne vetvete. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse sot nuk është momenti me i mire. Buxheti mund te ketë tronditje te forta sepse për asnjë moment nuk do tregoheni te matur dhe nuk do mendoni për te ardhmen.

PESHORJA

Për pjesën me te madhe te çifteve kjo do jete një dite e bukur dhe e mbushur me momente te këndshme. te dy palët do dine si ta bëjnë te lumtur atë qe kane ne krah dhe emocionet do jene te forta. Beqaret do kenë një dite ndryshe nga sa e kishin menduar gjithë këto kohe. Priten surpriza. Ne planin financiar yjet do ndikojnë negativisht dhe mund te fillojnë probleme serioze.

AKREPI

Mos hidhni asnjë hap sot ju te dashuruarit pa folur me partnerin dhe pa marre miratimin e tij. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta mbani situatën nen kontroll. Beqaret duhet te veprojnë me takt dhe delikatese për ta joshur sa me pare atë qe pëlqejnë. Po u treguar te pakujdesshëm do e largojnë atë me shume nga vetja. Me shpenzimet do jeni tej mase te kujdesshëm dhe gjendja do mbetet e mire.

SHIGJETARI

Dita e sotme nuk do jete shume premtuese sot për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente madje mund te ketë edhe zënka apo debate te forta. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe për ta do ndryshoje çdo gjë njëherë e mire. Zemra do rrahe me fort se kurrë. Financat ne tersi do jene te mbrojtura, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa kursyer apo te jepni hua pafund.

BRICJAPI

Sot me ne fund do i konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja me te mëdha ju te dashuruarit dhe zemra do ndihet me e qete. Partneri do ju dashuroje si asnjëherë me pare. Beqaret do hezitojnë te joshin dike me friken se një dite mund te lëndohen. Financat do jene te shkëlqyera dhe kjo do ju lejoje te kryeni te gjitha investimet e menduara. Për asnjë moment nuk do ndiheni keq.

UJORI

Dite shume sensuale ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia juaj me partnerin do jete aq e mire saqë te gjithë do ju kenë zili. Beqaret as nuk do mendohen dy here dhe do vendosin te fillojnë një lidhje me personin e pare qe do iu propozoje. Ne fakt për pjesën me te madhe gjerat do ecin mbare. Financat do i organizoni si duhet dhe gjendja do mbetet e mire.

PESHQIT

Ata qe janë ne një lidhje do merren vesh me se miri me njeri-tjetrin dhe gjithmonë do jene te buzëqeshur. Për ta nuk do ndihe asgjë e keqe. Beqaret ka mundësi te flirtojnë me persona qe e kane tashme një lidhje dhe do lëndojnë njëherësh disa persona. Shpenzimet e tepruara kufizojini nëse nuk doni te keni probleme te njëpasnjëshme ne te ardhmen.