Nga Enver Robelli/

Sot Albin Kurti do të duhej të shkonte te varri i Ibrahim Rugovës.

Me një buqetë lulesh të freskëta.

Asnjë arsyetim për mosshkuarje nuk i qëndron.

Kurrë.

As sot, as në të ardhmen.

Albin Kurti thotë se i nderon heronjtë e Kosovës.

Që Ibrahim Rugova hyn në mesin e heronjve më të rëndësishëm të historisë së Kosovës – këtë as Albin Kurti nuk mund ta mohojë.

Kurrë.

Shkurt e shqip: dita është ende e gjatë, andaj kryeministri në ardhje duhet të bëjë hapin e duhur.

Sot.