Ambasadori i Bashkimit Eropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka vizituar sot qendrën e shpërndarjes së ndihmave në Manëz.

Soreca, shprehet se “sot vizitova qendrën e shpërndarjes së ndihmave në Manëz ku 80 familjeve po ju ofrohet ndihmë falë ICRC në Shqipëri dhe USAID  në koordinim me Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile”.

“Fokusi është dhënia e përparësisë grupeve në nevojë”, shprehet ai.