Sonte nis epoka e Antonio Conte tek Interi.

Zikaltërit do të përballen me Leccen në duelin që do të luhet në “San Siro”, i mbushur me rreth 65 mijë spektatorë.

Një shifër e tillë tifozësh nuk regjistrohej në debutimin e Interit që prej sezonit 2010-2011. Ajo ishte skuadra që sapo kishte fituar “tripletën” (Inter-Udinese 2-1).

Trajneri, që tha se “balotazhi tashmë ka filluar”, duke i bërë lojtarët e Interit të “çmenden”, nuk e ka zyrtarizuar listën e atyre që do të ketë “nëm armë” për sfidën ndaj debutuesve të Serie A.

Padyshim që nuk ka vend për Mauro Icardi, por mund të “skarcohet” edhe Joao Mario. Për pjesën tjetër, dyshimet për formacionin startues të epokës së Conte janë të pakta. Trajneri duhet të hedhë në fushë të njëjtën 11-she, me të cilën është përballur në miqësoren me Gozzano, tetë ditë më pare, në “Appiano”. Pra, me Sensi dhe Vecino në dy anët e Brozovic në mesfushë. Stretcher e nis nga stoli. Në sulm, Lautaro Martinez do t’i bashkohet Lukaku. Candreva kthehet në mbrojtje, duke pritur që Godin të riaftësohet.

Ja formacioni i mundshëm i Interit sipas ‘Sportmediaset’ (3-5-2):