Gara për Tiranën, sondazhi në Report Tv: 64-68% votojnë PS-në, 20-24% PD-në
Të pyetur se cilën parti do të votonin në zgjedhjet vendore të Tiranë ku kandidon kryebashkiaku aktual Erion Veliaj nga 64% deri ne 68% të të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, 20% deri në 24% kanë zgjedhur PD, 8 deri 10% kanë votuar LSI, 0-1 PDIU dhe PR, 1% deri në 3% partitë e tjera, teksa 23.8 % janë shprehur se janë të pavendosur.

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pyetjes thelbesore se cilen parti do te votonin shqiptaret po te zhvilloheshin zgjedhjet sot, pro PS e kane votuar 53% duke u rritur nga 2017-a, PD 33%, LSI bie ne 11%.

Në kuadër të këtij sondazhi të anketuarit të pyetur se nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3.% të votave.

Nga 2013-2019, sondazhi: 67.3% deklarojnë se puna e opozitës nuk ka qenë efikase
67.3% e shqiptarëve mendojnë se puna e opozitës shqiptare nga 2013 dhe deri më sot nuk ka qenë efikase. Gabimi kryesor sipas qytetarëve është fakti se opozita nuk ka qenë e besueshme.

Ora 21:25
69.7% e shqiptarëve vlerësojnë negative punën e Bashës në krye të opozitës
Shumica e shqiptarëve, 69.7% kanë vlerësuar si negative punën e bërë nga Lulzim Basha në drejtimin e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Ora 21:10
Si ka punuar Edi Rama? Shqiptarët përgjigjen në sondazhin e Report Tv
Kur kanë kaluar dy vite nga mandati i dytë i qeverisë, shqiptarët në sondazhin e publikuar nga Report Tv, vlerësojnë me 39.8% si pozitive punën e kabinetit të Ramës, 26.8% thonë se është mjaftueshëm, ndërsa 32.4% e vlerësojnë negative.

Ora 21:02
Cilin besojnë më shumë shqiptarët Ramën apo Bashën?
Në sondazhin e publikuar nga Report Tv, 47% e shqiptarëve shprehen se asnjë politikan nuk është i sinqertë në deklarimet e tij. Ndërsa nga pjesa tjetër, 30.7% zgjedhin kryeministrin Rama si më të sinqertë në deklarimet publike, 11% Sali Berishën, 5.2% Bashën, 4.7% Metën dhe vetëm 1.4% Kryemadhin.

Ora 20:48
Kriza politike/ Sondazhi: 45% kërkojnë që Rama të vijojë mandatin, 6% pro protestave
Cila do të ishte zgjidhja korrekte për të kaluar krizën politike? Nga sondazhi, 45.5% e shqiptarëve kërkojnë që kryeministri Rama të vijojë detyrën deri në fund të mandatit, 32% janë për një marrëveshje mes palëve, 16.3% janë për dorëheqjen e qeverisë dhe vetëm 6.2% janë pro protestave të opozitës.

Ora 20:37
Sondazhi në Report Tv: 75% e shqiptarëve kundër opozitës për djegien e mandateve
75% e shqiptarëve janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv, 62.8% kanë votuar kundër, plus edhe 12.2% që shprehen se i kuptojnë arsyet, por janë kundër, rezulton se në total 75% janë kundër PD-së dhe LSI-së, ndërsa vetëm 16.7% e mirëpresin vendimin e opozitës.

Ora 20:30
Kush ka ndikuar në gjendjen negative, shumica apo opozita? Cilin fajësojnë shqiptarët
Në pyetjen e parë të sondazhit, nga mbi 800 shqiptarë, pjesa më e madhe, 55.3% u shprehën se gjendja e vendit është negative. Por kush ka ndikuar në këtë gjendje negative, shumica apo opozita? Në pyetjen e dytë, 55.3% e shqiptarëve që thonë negative i japin përgjigje kësaj pyetje

Ora 20:21
Si vlerësohet gjendja aktuale e vendit? Ja si përgjigjen shqiptarët (Sondazhi)
Pyetja e parë që u është bërë shqiptarëve është për gjendjen aktuale të vendit, si e gjykojnë? Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv rezulton se 55.3% janë përgjigjur negative, ndërsa vetëm për 12.8% është pozitive.