Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka konfirmuar se mesfushori Paul Pogba është shumë rikuperimit nga lëndimi i tij, duke shtuar se francezi do të luajë në ndeshjen kundër Arsenalit. Fituesi i Kupës së Botës ka qenë jashtë skuadrës së Manchester Unitedit që nga lëndimi i tij në fund të gushtit, kur u detyrua të largohet edhe nga ekipi kombëtar i Francës për ndeshjet e shtatorit.

Një problem me kyçin e këmbës ia pamundësoi atij të luajë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 me Francës dhe në ndeshjet e radhës të Manchester Unitedit në Premierligë dhe Ligë të Evropës. Përkundër që paraqitjet e tij për “Djajtë e kuq” janë kritikuar shpeshherë, 26-vjeçari mbetet mungesë e madhe në skuadrën e Solskjaerit kur nuk është në dispozicion. Kjo u dëshmua në ndeshjen e fundit të Unitedit, që pësoi disfatë 2:0 kundër West Hamit.

Pogba mund të luajë disa minuta edhe në ndeshjen kundër Rochdale, që zhvillohet të mërkurën në kuadër të rundit të tretë të Carabao Cup. Kjo ndeshje mund të shërbejë si përgatitje për ndeshjes e radhës, kur Arsenali e viziton Old Trafford të hënën. “Pogba do të luajë me siguri për disa minuta kundër Rochdale, por ne mendojmë se ai është definitivisht gati për ndeshjen kundër Arsenalit”.

Pas ndeshjes kundër Arsenalit, “Djajtë e kuq” do të zhvillojnë sërish ndeshje në kuadër të Ligës së Evropës, kundër AZ Alkmaar.