Mbrojtësi grek pritet të transferohet në Premier Ligë.

Sokratis Papastathopoulos është afër kalimit tek Arsenali, lajm të cilin e konfirmon babai i futbollistit të Borussia Dortmund.
Reprezentuesi grek ka udhëtuar drejt Londrës ku do të kryejë testet mjekësore me “Topçinjtë”.

Sipas babait të lojtarit, Charalambos Papastathopoulos, ata kanë pasur ofertë edhe nga Manchester United, por ai zgjedhur Arsenalin, transmeton KosovaPress.

“Kishte interesim nga United, por duhej të presim deri në muajin korrik”, ka thënë Charalambos.

“United ka marrëdhënie të mira me Dortmundin dhe klubet kanë pasur bisedime, por Sokratis ka zgjedhur Arsenalin”.

“Arsenali e ka kërkuar edhe para dy vitesh por nuk e di arsyen pse ai nuk ka nënshkruar asokohe”, ka thënë ai.

Sokratis ka qenë kërkesa e parë e trajnerit Unai Emery, i cili është ulur në stolin e Arsenalit në vend të Arsene Wenger.