Sofia e Arian Çanit do të largohet nga “Zonë e Lirë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori Çani, i cili tha të premten se po kërkon një tjetër vajzë që të zëvendësojë Xheni Brahajn

Ai falenderoi Xhenin, të cilën publiku e njeh me emrin Sofia, por nuk zbuloi shkakun e largimit të saj.

Çani tha se ka hapur audicionet dhe ashtu siç ka bërë më parë, deklaroi se edhe vajzën e re do ta quajë “Sofi”.