Drejtuesit e Skënderbeu kanë tashmë një detyrë të vështirë: duhet t’i bindur lojtarët të qëndrojnë në ekip, edhe pse planet janë prishur nga vendimi i KAS-itDrejtuesit e Skënderbeu kanë tashmë një detyrë të vështirë: duhet t’i bindur lojtarët të qëndrojnë në ekip, edhe pse planet janë prishur nga vendimi i KAS-it për të mos i lejuar korçarët të luajnë në Champions. Beteja ligjore me UEFA-n vazhdon dhe në klubin korçar kanë ende besim për fitore.

Por vendimi përfundimtar mund të merret në vjeshtë dhe deri atëherë duhet që Skënderbeu të mos cenohet shumë nga largimet, duhet të mbetet një ekip kompetitiv.

Së pari, duhet të qëndrojë trajneri Ilir Daja, i kërkuar me ngul në Vlorë. Ai dhe presidenti Takaj do të kenë një takim “kokë më kokë” për të qartësuar të ardhmen. Drejtuesit e Skënderbeut do të përpiqen ta mbajnë me çdo kusht trajnerin kryeqytetas.

Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe me lojtarët, me të cilët do të bisedohet një e nga një, në mënyrë që Skënderbeu të jetë një ekip i fortë, ndoshta jo ai që ishte menduar, por sërish duhet të jetë pretendent.

Largimi i parë zyrtar është ai i Sabien Lilajt, të cilit i ka përfunduar kontrata dhe është gati të zyrtarizojë ekipin e ri në Azerbajxhan.