Brenda vitit 2019 do të nisë zbatimin modeli më i ri i përfitimit i pagesës së aftësisë së kufizuar, që aktualisht është duke u pilotuar në dy njësi administrative të Tiranës.

“Brenda 2019 do të pilotojmë modelin e ri të skemës së aftësisë së kufizuar nëpërmjet vlerësimit të ri psiko-social që po pilotojmë sot në dy njësi administrative të Tiranës. Brenda 2019 do të aplikohet model i ri në të gjithë qarkun e Tiranës, në mënyrë që ne të kemi mundësi të përdorim në mënyrë më eficente burimet tona financiare që ndihma apo pagesa në kesh për aftësinë e kufizuar ti shkojnë atyre që kanë të tre nivelet. Pra, që nuk bëhet vetëm një vlerësim mjekësorë por edhe një vlerësim social i individit dhe familjes duke vlerësuar edhe shkallën e rëndësisë përsa i përket paaftësisë që këta persona kanë”, – u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, buxheti do të vijojë të garantojë në masën e 50.8 miliard lekë skemën e pagesave të personave me aftësi të kufizuara dhe rritjen e shërbimeve sociale në të gjithë vendin.