Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar reagimin e ish-ministrit të Brendshëm, Ylli Manjani, për çështjen e pesë tenderave abuziv të Ministrisë së Drejtësisë, ku drejtues ka qenë edhe vetë. Nga studio e emisionit “Repolitix” në Report TV, Hoxha tha se justifikimi i Manjanit, se ky është një krim i vogël dhe se ka krime të tjera më të mëdha është pa kuptim.

“Pjesa ku Manjani thotë se këtu ka krime më të mëdha, nuk është korrekte. Ky është krim, s’ka rëndësi i madh apo i vogël. Nuk duhet të justifikohet, duke vlerësuar: ata kanë vjedhur më shumë e duhen kapur e ky ka vjedhur më pak e s’duhet kapur.”-deklaroi gazetari.