Pushimet e Luana Vjollcës mbaruan! Të paktën për këtë muaj që ka mbetur s’ka më foto me bikini, pasi moderatorja e njohur ka treguar se ka nisur punën për sezonin e ri televiziv.

Luana Vjollca ka konfirmuar se edhe këtë sezon do ta shohim në Top Channel, me siguri në sezonin e radhës së spektaklit “Kush Luan”. Moderatorja shfaqet e veshur serioze këtë herë, në një ambient pune me pantallona dhe këmishë.

“Startuam punën për sezonin e ri televiziv.. Mezi po pres !!!”, shkruan bjondina bukuroshe. Me sa duket java ka nisur me punë për moderatoren, e cila e kaloi fundjavën në Dhërmi bashkë me familjen!