Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në shërbimet e ofruara në 60 bashkitë e vendit.

Ndërsa iu përgjigj një prej qytetareve, e cila ishte pushuar nga puna nga kreu i bashkisë, siç u shpreh me pa të drejtë, Rama tha se tanimë nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve, por veçoi atë të Shkodrës, për të cilën u shpreh se ka mbetur ende pa zgjidhje si për të mos prishur syrin.

“Tani më nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve siç na ka ndodhur me një sërë bashkish që i ndanin qytetarët në ata dhe ne, kështu që natyrisht që nuk janë përsosur të tëra por shkalla e mospërgjigjeve është ulur ndjeshëm, për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës bashkinë e Shkodrës.” –u shpreh Rama.