Ndonjëherë, njeriu nga i cili më së paku e presim të na tradhtoj dhe të na thyej zemrën, faktikisht përfundon duke na lënduar më së shumti. Dhe, ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë të vërehet një tradhtar, ka disa sjellje të cilat i kanë thuajse të gjithë tradhtarët.

Tradhtarët nuk kanë dëshirë që partneri t’ua shoh telefonin- Kur partneri vazhdimisht e mban telefonin me vete, qoftë edhe kur janë duke ecur në dhomë apo vazhdimisht janë duke e fshehur personin me të cilin po komunikojnë, kjo është shenjë shumë e keqe.

Pavarësisht se tradhtojnë, ende bëjnë seks me partneren aktuale

Ndryshe nga çfarë mendojnë shumica e njerëzve, tradhtarët nuk ndalojnë së bëri seks me partneren aktuale.

Papritmas fillon t’ju akuzojë për tradhti- Nëse partneri fillon t’ju akuzojë për tradhti pa ndonjë arsye të vërtetë, atëherë ka shumë shanse se janë duke u ndjerë fajtorë për diçka që kanë bërë vet.

“Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar”- Nëse kanë tradhtuar më herët, ka shumë shanse që do ta përsërisin veprimin e tyre. Flirtojnë me shumë njerëz- Nëse partneri flirton vazhdimisht me të tjerë, kjo është shenjë shumë serioze.

Tradhtarët i shmangin telefonatat e partnerëve- Nëse partneri është larg dhe nuk përgjigjet në telefon, ndonjëherë me orë të tëra, kjo gjithashtu është shenjë serioze. Besojuni instinkteve tuaja.