Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar çështjen e Rovena Gashit pas shkarkimit nga komisioni i vettingut. Mësohet se trupa gjykuese që do të shqyrtojë vendimin e dhënë ndaj saj përbëhet nga kryesuese Albana Shtylla, relator Luan Daçi dhe anëtarë Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

E ashtëquajtur “krahu i djathtë” i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Gashi u pezullua nga detyra pas hetimeve të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili konstatoi se ajo kishte probleme me pasurinë. Ndërkohë, pas këtij përfundimi, Ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme ju drejtua KPA-së. Ndër të tjera, Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton:

“Çështja (JR ) nr. 20/2018, datë 17.10.2018 (Subjekti i rivlerësimit Rovena Gashi)
Emërtimi: Ankim kundër vendimit të KPK-së nr.48, datë 25.07.2018

Data e regjistrimit: 17.10.2018

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Rovena Gashi

Objekti: 1)Ankimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48 datë 25.07.2018, për dhënien e masës disiplinore: “shkarkimi nga detyra e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërise ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi”.

2) Prishjen e vendimit nr. 48 datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

3) Konfirmimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, në detyrën e Prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Statusi: Përgatitje për gjykim”, nënvizohet në njoftim.