Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së shkuar ka kryer 1,979 kontrolle në stabilimentet e operatorëve të biznesit ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar në të gjithë vendin, për të garantuar sigurinë ushqimore.

Nga kontrollet e kryera rezulton se janë kryer 458 inspektime të programuara sipas planit vjetor dhe 188 inspektime të paprogramuara, si dhe janë marrë në total 180 mostra zyrtare për analiza laboratorike për 342 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jokonform ligjit.

AKU bëri të ditur se, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1 333 ngarkesa, duke marrë 75 mostra për analiza laboratorike.

Për shkeljet e konstatura rezulton se janë vendosur 140 masa administrative “paralajmërim”; 11 masa administrative “gjobë” me vlerë 2 300 000 lekë; masë administrative “bllokim produkti” për 3.3 ton pije alkoolike, mish si dhe produkte të ndryshme ushqimore, fara me fuqi mbirëse nën normën e lejuar etj.

Po ashtu, janë marrë masa administrative “asgjësim produkti” për 14.3 ton pije freskuese, mishi, nënprodukte qumështi, ëmbëlsira dhe produkte të tjera ushqimore etj, si dhe është vendosur 1 masë administrative “ndërprerje aktiviteti” të subjektit.

Gjithashtu, janë adresuar 11 kërkesa për notifikimin e 78 etiketave, pas shqyrtimit për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 29 etiketa, ndërsa 49 etiketa janë kthyer për korigjim dhe saktësim.

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun, AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët.