Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze për të monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga Operatorët e Biznesit Ushqimor, në funksion të garantimit të Sigurisë Ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.

Nga Drejtoria Rajonale Tiranë, gjatë ditës së premte u kryen 27 kontrolle zyrtare në stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve), u vendosën 10 masa administrative “Paralajmërim”, si dhe një masë administrative “Gjobë” me vlerë totale 200,000 lekë, si dhe masa administrative “Bllokim produkti” për 15.8 ton produkt “farë gruri” e konstatuar e pasigurt.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimorë për të parandaluar çdo praktikë abuzive në dëm të shëndetit konsumatorëve, ndaj ju bën thirrje dhe nxit çdo formë bashkëpunimi me konsumatorët në kontaktet e vëna në dispozicion, në qëllim të sfidës së përbashkët, atë të sigurisë ushqimore.