Sulmuesi i djathtë, i cili në lojë konsiderohet si mesfushor, ka dhënë një gol ose një asisit në 27 nga 36 ndeshjet e zhvilluara gjatë sezonit të parë në Premier League.

Ai gjithashtu ka bërë pikë dyshifrorëshe në 15 raste.

Kjo është arsyeja pse Harry Kane ka çmimin e lartë (12.5m) në sulm.

Sulmuesi i Tottenham ka shënuar dy ose më shumë gola në nëntë nga 37 ndeshjet e sezonit të kaluar.

Ai ka një total prej 184 goditjeve, 122 prej të cilave brenda zonës, dhe 76 goditje në kuadrat që është një shifër e paarritur nga asnjë lojtar tjetër.

Por ka edhe alternativa të Salah dhe Kane, në varësi të kalendarit të ndeshjeve.

Si Sergio Aguero (11m) ashtu edhe Pierre Emerick-Aubameyang (11m) janë lojtarë që kanë bërë paraqitje bindëse brenda në shtëpi sezonin e kaluar.

Aguero ka shënuar 15 nga 21 golat e tij në Etihad, ndërsa Aubameyang shënoi shtatë nga 10 golat e tij në Emirates.

Por edhe mesfusha ka alternativa interesante, dhe këtë e pamë edhe sezonin e kaluar.

Raheem Sterling (11m) ishte shumë i rëndësishëm për kampionin Yusuv sezonin e kaluar. Ai ishte kapiten dy herë në 13 ndeshjet e para. Më pas ishte Salah, dhe Sterling zv.kapiten.

Rezultati ishte spektakolar. Zgjedhja e kapitenit është ajo që të jep fitoren në fund, kështu që mendohuni mirë përpara se të vendosni se kush do ta veshë shiritin.