Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, te cilit SHBA (sipas VOA) i ka hequr vizen per te shkuar ne kete vend, ka dale sot ne nje deklarate per mediat per te folur per nje afere korruptive te supozuar prej tij.

Eshte ironik fakti se si pikerisht Vasili te cilit i eshte hequr viza nga SHBA si politikan i korruptuar (sipas burimeve te sigurta mediatike), del e ben moral per korrupsionin duke hedhur akuza ndaj kundershtareve politike.

Sot ai ka dale dhe ka akuzuar se Rama po shkreton vendin me koncesionet prej 500 milionë eurosh për dajë dhe nip, duke pretenduar se Vetem ne dy koncesione: ne rrugen Milot Balldren dhe ne rugen e Arberit jane plot 500 milion euro te dhena nga Edi Rama diten per diell,500 milion euro per daje dhe nip.

Me tej Vasili pa vize duke akuzuar pa asnje fakt shkruan se ‘Kaq mjaftojne per te kuptuar cfare grabitqari dhe rrembyesi i parave te shqiptareve eshte Edi Rama dhe qeveria e tij qe po e konsiderojne qeverisjen placke tregu dhe nje pre per tu shqyer prej tyre.”