Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nisi funksionimin e saj si sot katër vite më parë.

Ish drejtuesi i saj, Blendi Gonxhe thotë se APR rezultoi një histori suksesi për bashkinë Tiranë dhe kryeqytetin. Sipas tij, natyra, parqet, lodrat, mbjelljet, aktivitetet Outdoor, amfiteatri, pyjet, rekreacioni e jetesa aktive u bënë kryefjala e Tiranës.

Koha na dha të drejtë, APR rezultoi një histori suksesi për bashkinë Tiranë dhe kryeqytetin!

“Si sot 4 vjet më parë lindi APR! Privilegj i imi që me mbështetjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Kryekëshilltarit Bashkiak Aldrin Dalipi themeluam të parën Agjenci të Parqeve dhe Rekreacionit në Shqipëri! Koha na dha të drejtë, APR rezultoi një histori suksesi për bashkinë Tiranë dhe kryeqytetin! Natyra, Parqet, Lodrat, Mbjelljet, Aktivitetet Outdoor, Amfiteatri, Pyjet, Rekreacioni e Jetesa Aktive u bënë kryefjalë e Tiranës! Kjo nuk do bëhej dot pa politikat e duhura por edhe pa ekipin e jashtëzakonshëm të APR, nga kujdestarët e terrenit te Atelier, nga rekreacioni te inxhinierët e pyjeve, nga mirëmbajtësit te administrata, nga këndet e lodrave te Zoo Park, nga aktivitetet te marrëdhëniet publike, të cilëve unë do ju detyrohem gjithë jetës për atë që arritëm së bashku me pasion e zemër! Edhe 100! Gëzuar 4 vjetorin”, -thotë Gonxhe.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit përveçse është kujdesur për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit, ka ndërmarrë një sërë nismash si: mbill një pemë, dhuro një stol etj.