Në muajin maj të këtij viti, dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe princi Harry u bënë prindër për herë të parë. Meghan solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të të voglit, i cili ka marrë zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij.

Megjithëse është fëmijë i familjes mbretërore, duket se Archie do të bëjë një jetë të thjeshtë, ashtu sikurse prindërit e tij. Së fundmi, Meghan dhe Harry janë filmuar teksa darkonin në një lokal nate si çdo çift normal dhe me vete kishin edhe të voglin.

Ata shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit dhe Harry i ktheu disa gota alkool. Dyshja thuajse nuk u vu re në lokal dhe kaluan një mbrëmje të qetë, ndërsa i vogli e ka kaluar në gjumë pjesën më të madhe të kohës. Prej kohësh Meghan ka treguar se i pëlqen thjeshtësia dhe mundohet që i tillë të jetë çdo detaj i përditshmërisë në familjen e saj.