Pozicioni dominues është diçka që jo të gjithë e kanë kur bëhet fjalë për intimitetin në dhomën e gjumit. Dhe nga ana tjetër e medaljes, janë edhe ata që duket se kanë genet dominuese brenda vetes.

Janë ata që kërkojnë gjithnjë të marrin kontrollin e situatës, që duan të udhëheqin ‘anijet’ e intimitetit dhe të të bërit dashuri. Janë shumë të orientuar në detaje dhe adaptojnë qasje shumë metodike për të bërë dashuri.

Sa herë që nuk kanë kontrollin e situatës, ndihen të humbur dhe të çorientuar. Duan gjithnjë të jenë në një pozicion pushteti, kur bëhet fjalë për t’u zbavitur në shtrat. Ja përse është ideale për këta partner dominues të gjejnë gjithnjë njerëz që janë të nënshtruar dhe të bindur nga natyra. Sa herë që dy persona dominues takohen në dhomën e gjumit, ka përplasje dhe mund të jetë e vështirë të gjendet një ekuilibër.

Por, kur dominuesi dhe i binduri takohen, atëherë është një kominim perfekt. Ky është lloji i çiftit që bashkohen pa sforcim.

Ndaj, nëse je tip i bindur dhe lehtësisht i nënshtrueshëm, sigurohu të lidhesh me një nga këto katër shenja zodiakale. Këto janë shenjat e Horoskopit, të dalluar për dominimin e tyre seksual, që të garantojnë një natë drithëruese:

DASHI(21 mars – 10 prill)

Njerëzit Dash janë të njohur për karakteristikat e tyre konkuruese. Janë ata që përpiqen gjithnjë t’i bëjnë gjërat shpejt. Tërhiqen shumë nga sfidat dhe rekordet. Ky lloj personaliteti transferohet në dhomën e gjumit. Atyre u pëlqen të jenë agresivë. Janë të apasionuar edhe pas sfidave shumë impenjative në dhomën e gjumit. Ndaj mos u çudit nëse bëjnë pozicione të çuditshme me ty. Janë të njohur edhe si të zhurmshëm dhe nuk ke ç’i bën.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Në jetë një Luan do jetë gjithnjë një lider. Kërkon gjithnjë të drejtojë shumë njerëz. Ka aftësi të mira drejtimi dhe komunikimi. Është shumë i zoti edhe në menaxhimin e organizimin e kohës. Ja përse është normale për një Luan të ketë gjithnjë kontrollin në dhomën e gjumit. Është njeri që beson dhe i sigurtë tek vetja. Do dijë gjithnjë të japë përshtypjen tek partneri/ja se e di ç’po bën. Edhe Luanët kanë shumë fantazi, ndaj seksi me ta do jetë gjithnjë interesant. Kanë tendencën të jenë të hapur mbi atë që kërkojnë nga një natë pasioni.

VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator )

Virgjëresha është letra ‘e egër’ në këtë listë. Është ajo që nuk do prisnit kurrë të ishte dominuese seksualisht. Në jetën reale shihet si passive. Por kur do kesh mundësinë të bësh seks me një Virgjëreshë, atëherë do shohësh një tjetër anë të saj. Është shumë bujare dhe sigurohet gjithnjë të kënaqë partnerin/en. Njihet edhe si shumë intuitive kjo shenjë. Di ku të prekë. Partnerët e saj janë gjtihnjë të lidhur për momente të paharrueshme në dhomën e gjumit.

AKREPI (23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi ka shumë pasion dhe emocion. Është shenja që ka objektiva specifike dhe është i pandalshëm në realizimin e tyre. Gjithnjë i gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja vetëm që ta bëjë eksperiencën të paharrueshme. Ngjan me Virgjëreshën në sensing e bujarisë. Përpiqet gjithnjë të kënaqë partnerin/en, ndaj është pa diskutim një kënaqësi të bësh seks me një Akrep. Njihet edhe si shumë spontan dhe dinak. Mos u çudit nëse një Akrep përdor instrumented he lojëra për ta pasuruar eksperiencën.