Si reagon çdo shenjë zodiakale para një dështimi ose diçkaje të pasuksesshme? Disa i druhen, disa e përballojnë me kurajë. Ti si e përballon? Vazhdo të lexosh më poshtë…

Dashi
Pas paraqitjes tënde të fortë e të pavarur, mund të fshihet pasiguri. Kjo për shkak të presionit intensiv të cilit Dashi i nënshtrohet për të pasur sukses. Personat e shenjës së Dashit përpiqen t’i tejkalojnë pengesat me forcë. Zakonisht i zgidhin konfliktet duke u përballur.

Demi
Kreativiteti dhe reflektimi janë mënyra e vetme e Demit për të përballuar një dështim.

Binjakët
Binjakët nervozohen shumë kur dështojnë. Të përballesh me një dështim për ta do thotë bezdi dhe sfidë në të njëjtën kohë për shkak të personalitetit të tyre të dyfishtë.

Gaforrja
Gaforrja ka nevojë per dashuri, vetëm kështu arrin ta përballojë një dështim. Ka nevojë për mbështetjen e njerëzve që e duan.

Luani
Nuk duam ta ekzagjerojmë por personat e kësaj shenje zodiaklae dinë si të sillen para një dështimi. Përpiqen të harrojnë dhe ecin para për të arritur suksesin që dëshirojnë.

Virgjëresha
Personat e lindur nën shenjën e Virgjëreshës përpiqen të reflektojnë për gabimet e bëra dhe për të kuptuar se ku kanë gabuar. Më pas përpiqen me të gjitha mënyrat ta evitojnë përjetimin e kësaj përvoje. Zakonisht i zgjidhin dështimet duke mësuar t’i besojnë më shumë vetes.

Peshorja
Personat e lindur në shenjën e peshores tentojnë ta fshehin se si ndihen kur dështojnë. Nuk duan të bëjnë askënd të ndihet keq dhe përpiqen vetë të zgjidhin dhe përballojnë gjithçka.

Akrepi
Personat e lindur nën shenjën e Akrepit kërkojnë vazhdimisht sfida të reja. Nëse dështojnë e kuptojnë ku kanë gabuar dhe vazhdojnë përpara.

Shigjetari
Problemi më i madh për personat e Shigjetarit është se nuk dinë të dëgojnë ose kuptojnë ku kanë gabuar. E kalojnë një dështim falë këndvështrimit të tyre optimist.

Bricjapi
Bricjapi është shenja më e vendosur e zodiakut, jeta e tij rrotullohet rreth suksesit. Për këtë arsye, nëse dështon, analizon me orë e orë situatat për të kuptua ku ka gabuar. Për të një dështim është një zhgënjim.

Ujori
Personat e lindur në shenjën e Ujorit janë rebelë. Kokëfortësia e tyre ndonjëherë, është shkak për dështimet e tyre sepse duan t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre, edhe pse të tjerët mund t’u thonë se janë në rrugë të gabuar. Një ujor e përballon dështimin vetëm kur njeh gabimet e tij.

Peshqit
Peshqit janë shumë misteriozë, një dështim i ndikon thellësisht. Kanë nevojë për kohë që të marrin veten.