Tashmë zyrtarisht kemi hyrë në stinën e verës, mirëpo moti paraqet paqëndrueshmëri.

Në lidhje me situatën e motit, sinoptikanët parashikojnë se nesër dhe pasnesër do të vazhdojë moti me shi, ndërsa do të vijë të përmirësohet të enjten e të premten.

Ndërkaq, edhe fundjava pritet të jetë një mot i mirë me diell, me temperatura që shkojnë deri 31 gradë celcius.

“Dita e martë dhe e mërkurë do të jetë shi, ndërsa ditën e enjte dhe të premte të kemi rritje të temperaturave. Ndërkaq, edhe fundjava do të jetë me temperatura të larta.

Moti më i qëndrueshëm të jetë gjatë 15-ditëshit të dytë të qershorit. Edhe këto 15 ditë do të ketë ditë me diell, por moti do të jetë më i paqëndrueshëm”, deklaroi sinoptikania.