Ngjarje e rëndë tek Partizani. Portieri i të kuqve, Aldo Teqja, raportohet se është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Siç njofton edhe Policia në një njoftim të saj, në rrugën “Medar Shtylla”, 24-vjeçari Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, dhe është dërguar në spital për ndihmë të specializuar.

Ekipi i Partizanit ndërkohë, thotë se kemi të bëjmë me një aksident.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Partizanit

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.

Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën.

Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.