Kur ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet e 30 qershorit, GPF Inspiring research ka pyetur shqiptarët nëse do të votojnë. 55.7% e tyre thonë se do votojnë ndërsa 34% e tyre shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që 10.3% nuk kanë vendosur akoma nëse do votojnë apo jo më 30 qershor.


Të pyetur mbi qëndrimin e Presidentit për çështjen ata janë përgjigjur se sjellja e presidentit Ilir Meta në këtë krizë politike dhe sociale ka qenë në fokus të diskutimeve përgjatë ditëve të fundit. të pyetur nga nga GPF Inspiring Research, vetëm 0.8 % e shqiptarëve mendojnë se kjo sjellje ka qenë në favor të qeverisë përballë 54.4% të tyre që shprehen se sjellja e tij ka qenë në favor të opozitës.

38% thonë se kjo sjellje ka qenë në favor të vendit. Ndërkohë 1.7% e tyre nuk janë shprehur mbi këtë çështje ose janë përgjigjur: Nuk e di!