Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi për mediat shkruan në lidhje me faktin se Shqipëria sot u bë pjesë e koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare detare.

Ambasada thekson se Shqipëria ka bërë punë të lavdërueshme në drejtim të rritjes të sigurisë kombëtare si dhe në drejtim të ndalimit të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

🇦🇱️ | “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”.