Shqipëria është përfaqësuar për herë të parë në Konferencën e 18 të të Rinjve të Bashkimit Europian, e mbajtur në datë 2 deri më 4 shtator në Vienë.

Për herë të parë në këtë konferencë pati përfaqësim nga Shqipëria me Kongresin Rinor Kombëtar, e cila është një organizatë ombrellë e 100 organizatave rinore, grupeve rinore joformale, përfaqësive studentore nga universitete private dhe shtetërore dhe 6 forumeve rinore ta partive politike, të cilat janë të vendosura dhe e zhvillojnë punën e tyre në 12 qarqe të Shqipërisë.

Ky këshill ka qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të problematikave rinore, lobimin dhe advokimin për t’i zgjidhur këto problematika dhe ofrimin e ngritjes së kapaciteteve për të gjithë subjektet e përfshira në rrjet.

Kongresi Rinor Kombëtar, së bashku me këshillat rinor partner të Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar dhe ngritur cështje që lidhen me integrimin e vendit tonë, hapjen e negociatave, aksesimit në programet e Erasmus+, etj. Presidentja e KRK, Lorela Marku advokoi për diferencën e madhe në mundësi mes të rinjve të rajonit dhe të rinjve në BE.

Bashkimi Europian dhe këshillat rinorë në vendet anëtare shprehën vullnetin e tyre të plotë për përfshirjen dhe mundësimin e iniciativave rinore në kuadër të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për Shqipërinë, si mënyra të vetme për një Europë më të mirë.

Konferenca e të Rinjve të BE është një traditë e të rinjve të BE në kuadër të ideimit, zbatimit dhe monitorimit të procesit të dialogut të strukturuar.
Pas Konferencës së organizuar në Tallin dhe në Sofie u zgjodhën 11 synime dhe targete për tu adresuar dhe gjetur zgjidhje për të rinjtë e Europës:
1. Bashkimi i BE me të rinjtë
2. Barazi gjinore
3. Shoqëri gjithëpërfshirëse
4. Informacion dhe dialog i strukturuar
5. Shëndet mendor dhe mirëqënie
6. Ngritje kapacitetesh të të rinjve në zonat rurale
7. Punësim cilësor
8. Edukim cilësor
9. Hapsirë për vendimmarrje
10. Europë e gjelbërt
11. Organizatat rinore dhe programet europiane

Me mbylljen e këtij ciklit të 6 të procesit të dialogut të strukturuar në këtë konferencë u dakordësua nga këshillat rinor të shteteve të Europës, përfaqësuesve nga ministritë e rinisë, këshilli i Europës, komisionerët Europianë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në politikëbërjen rinore në Europë vendosja e shtyllave të përbashkëta si programe afatgjata për sigurimin e të drejtave, lirive, mundësive dhe shanseve të nevojshmë për cdo të ri në gjithë Europën./Lexo.al